Dalin pamjet e operacionit të shpëtimit në shpellën e Tajlandës (VIDEO)

Postuar: 12/07/2018 - 12:05

Publikohen për të parën herë filmime nga operacioni për nxjerrjen e 12 fëmijëve dhe trajnerit të tyre të futbollit, që mbetën të bllokuar për më shumë se 2 javë në një shpellë malore në veri të Tajlandës.

Zhytësit zbuluan se të shumicës së fëmijëve iu dhanë ketaminë, qetësues të fuqishëm që përdoren për anestezi, për t’ju hequr atyre frikën. Për këtë arsye, shumica ranë në gjumë. Pjesa tjetër qëndruan thuajse të pavetëdijshëm.

Krahas veshjes së veçantë për zhytje të pajisur edhe me maskë oksigjeni, fëmijët dhe trajneri u transportuan nën ujë përmes një gjysmëtubi gome të lidhur me litarë të fortë.

Ndërsa këto janë pamjet e para nga salla, ku 12 fëmijët dhe trajneri do të qëndrojnë të izoluar për 10 ditë, derisa t’u largohet rreziku i përhapjes së infeksioneve.

Por mediave u ka tërhequr vëmendjen njëri prej fëmijëve, 14-vjeçari Adul Sam-on, refugjat nga Birmania që zotëron 5 gjuhë të huaja, ndër të cilat anglisht. Ai ndërmjetësoi në komunikimin mes fëmijëve dhe zhytësve të huaj, të cilët luajtën rolin kryesor në nxjerrjen e tyre nga shpella.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May ka thënë se BE duhet të trajtojë Mbretërinë e Bashkuar me më shumë ‘respekt’ në ne

   Po bëhet gjithnjë e më e qartë: evropianët po e përfundojnë verën e tyre. Arsyeja?

   “Nuk ke për të ma qëlluar burrin”, dëgjohen fjalët e të fejuarës së viktimës që filmon dy fqinjët, at e bir, të dy me armë në

   Prodhimi i kokainës në Kolumbi ka arritur nivele rekord në vitin 2017, sipas statistikave të reja të publikuara nga OKB.

   Presidenti amerikan Donald Trump sugjeron ndërtimin e një muri përgjatë shkretëtirës së Saharasë për të frenuar krizën e emigrantëve n

   Të paktën tre persona janë varë nga disa të shtëna me armë zjarri në një qendër farmaceutike në Maryland të Shteteve të Bashkuara të A

Një aksident tragjik i ka marrë jetën katër fëmijëve të moshës fillore në Holandë, pasi treni është përplasur me biçikletën me të cilën a

Zyrtarët në Meksikë kanë nisur hetimet pasi një kamion i mbushur me 157 kufoma njerëzisht është gjetur i braktisur në një fushë.

   Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak u arrestua sot dhe pritet të fajësohet në kuadër të hetimit që hedh dyshime për përvetësimin

   “Ka qenë takimi më i keq i jetës time”.