Mediat e huaja kanë publikuar videon, ku shfaqet momenti i rënies së raketës kineze në Oqeanin Indian. Mbetjet e raketës së madhe kineze kanë rënë në oqeanin Indian të dielën, në perëndim të arkipelagut të Maldiveve.

Shumica e mbetjeve u dogjën në atmosferë, ndërsa pjesë të bërthamës 30 metra të raketës së Long March 5B rihynë në atmosferë në orës 2.24  me orën e Pekinit dhe u ulën në një vend me koordinatat me gjatësi 72.47 gradë në lindje dhe gjerësi 2.65 gradë në veri.

Prej disa ditësh, raketa kineze kishte humbur kontrollin dhe kishte shkaktuar frikë se çfarë mund të ndodhte nëse raketa prej 22 tonë binte në një vend të banuar.