Bordi Kombëtar i Shëndetit të Danimarkës ka miratuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca Covid-19 te të gjithë personat mbi 18 vjeç, përfshirë ata mbi 65 vjeç.

“Bordi ishte kundër  administrimit të vaksinës tek të moshuarit, për shkak të mungesës së të dhënave”, tha autoriteti shëndetësor në një deklaratë.

Autoriteti danez përmendi një studim në shkallë të gjerë të vaksinave në Skoci si një faktor në vendimin e tij për të rishikuar vendimin. Projekti EAVE II, i kryer nga studiues nga Universitetet e Edinburgut, Strathclyde, Aberdeen, Glasgow dhe St Andrew’s dhe Shëndetit Publik Skoci (PHS), analizoi disa të dhëna  që mbulonin  pothuajse të gjithë popullsinë skoceze prej 5.4 milion.

Të dhënat paraprake nga studimi sugjerojnë që vaksinimi nga AstraZeneca dhe Pfizer kishte ulur numrin e shtrimeve në Skoci.

Ky vendim nga Danimarka  është i njëjtë me vendimin e vendeve të tjera si Belgjika, Suedia dhe Gjermania në ndryshimin e vendimit për administrimin e vaksinës AstraZeneca tek të moshuarit.