Danimarka "urë" për pastrimin e parave të pista

18/03/2019 - 12:03

Pa kaluar shumë kohë nga mbyllja e një shtegu të parave të pista hapet një tjetër në horizont, i cili përdoret nga kriminelë e trafikantë të ndryshëm.

Shteti danez po e ndjen nga afër rrezikun e parave të pista saqë kriminelët po vijojnë të fshehin paratë e paligjshme. Pas rastit të “Danske Bank” 11 vite më parë, që u konsiderua si ndoshta skandali  më i madh i pastrimit të parave në Europë, autoritetet kanë nisur monitorimin e të gjitha agjencive që ofrojnë shërbime pagesash.

Ministri danez i biznesit, Rasmus Jarlov është shprehur se qëllimi është të mos lejojnë kriminelët të bëjnë hapa para. “Ata janë duke u përpjekur të shfrytëzojnë çdo shteg dhe çdo dobësi të sistemit tonë financiar”, shprehet Jarlov.

“Danska Bank” ka pranuar se shumica prej rreth 230 miliardë dollarësh që kanë rrjedhur nëpërmjet një filiali  të vogël në Estoni, mund të kenë qenë para të paligjshme. Kjo është një nga arsyet pse banka u akuzua si një urë evropiane për kriminelët nga Rusia, të cilët qarkullonin paratë e tyre në Perëndim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lideri i partisë opozitare në Turqi, Partia Republikane Popullore (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu, është sulmuar nga një grup i cili protestont

Ukrainasit u janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Gjenerali Eberhard Zorn, shefi i mbrojtjes në Gjermani, sheh Rusinë si kërcënimin më të madh të paqes në Europë.

Përgjaken Pashkët në Sri Lanka pas gjashtë shpërthimeve të njëpasnjëshme që ndodhën këtë të diel në të paktën tre kisha dhe në tre hotele

Brigadier Gjernerali i IRGC-së, Saeed Ghassemi, ka rrëfyer për herë të parë më 15 prill 2019 se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (

Turqia ka arrestuar dy të dyshuar për spiunimin e shtetasve arabë, për llogari të Emiratet e Bashkuara Arabe dhe po heton nëse ardhja në

Një ditë pas vrasjes së gazetares irlandeze Lyra McKee, autoritetet kanë vënë në pranga dy të rinj, 18 dhe 19 vjeç, të cilët dyshohen si

Një baba çnjerëzor mbylli vajzën e tij të vogël në një kafaz dhe e fotografoi për t’ja treguar ish-gruas.