Debatet presidenciale përmes mediave sociale

21/10/2012 - 00:00

 

Sipas një studimi, një në dhjetë amerikanë e ndoqën debatin e parë presidencial duke lexuar njëkohësisht lajme në internet. Kompjuterat dhe pajisjet teknologjike të dorës po transformojnë shpejtësinë dhe mënyrat me anë të të cilave votuesit marrin informacionet në lidhje me kandidatët. Mediat sociale në internet si Twitter dhe Facebook janë duke zëvendësuar në mënyrë të vazhdueshme burimet tradicionale të informacionit, për një brez të ri votuesish.

Shumë studentë amerikanë thonë se i kanë marrë informacionet politike jo nga televizioni apo burimet tradicionale të lajmeve, por në mënyrë të menjëhershme, përmes telefonit. Informacioni vjen në telefon nëpërmjet faqeve në internet të mediave sociale si Facebooku dhe Twitteri, popullariteti i të cilave është rritur ndërkohë që më shumë amerikanë zotërojnë pajisje portative.

Qendra Kërkimore Pew tha se gjatë debatit të parë mes presidentit Barak Obama dhe sfiduesit të tij republikan, Mitt Romney, një në dhjetë amerikanë e ndoqën debatin duke lexuar njëkohësisht lajme rreth tij në kompjutera ose në telefona. Adam Sharp i kompanisë Twitter thotë se trafiku në faqen e tyre të internetit shkon nga rreth 1 mijë mesazhe në minutë në mbi 100 mijë gjatë debateve.

Me anë të grafikëve të mesazheve në Twitter, ai mund të analizojë se si debatet janë duke u pritur nga publiku amerikan, në mënyrë të menjëhershme. "Një ose dy breza më parë, mund të na duhej të prisnim gazetën e mëngjesit të ardhshëm, për të mësuar se çfarë ndodhi këtë mëngjes gjatë fushatës.

Sot, në Twitter, jemi në gjendje të ndjekim ngjarjet ndërsa ato zhvillohen dhe mund t’u qëndrojmë më afër kandidatëve dhe aktiviteteve në kohë reale",- shtoi Sharp. Zgjedhjet e këtij viti mund të shërbejnë si një provë mbi mënyrën se si këto burime të reja informacioni do të ndikojnë tek rezultati.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aeroplan ka fluturuar mbi Detroit duke tërhequr disa pankarta të mëdha, ku shkruheshin fjalët e fundit të George Floyd para se të vdi

Prej ditës së sotme (3 qershor 2020), Italia hap kufijtë e brendshëm e të jashtëm.

Mijëra protestues në Paris kundërshtuan një urdhër të policisë për ndalimin e tubimeve si rezultat i koronavirusit, ndërsa u mblodhën të

Spanja, një ndër vendet europiane më të goditura nga pandemia e koronavirusit, sjell lajmin më të mirë të ditëve të fundit.

Emergjencat Civile në Itali raportuan një tjetër ulje të viktimave në vend në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit.

Raportimet e mediave në SHBA thonin se një polic dhe një para-ushtarak u goditën nga një automjet dje në Buffalo, New York, dhe u dërguan

Italia ka nisur një aplikacion për smartfonët, që dërgon një mesazh për të paralajmëruar qytetarët nëse ndodhen në afërsi të dikujt që ës

Mbrëmë vonë ambasadori Richard Grenell dha dorëheqje nga detyra që mbante në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Një ekzaminim zyrtar i Qarkut Hennepin e ka cilësuar arrestin kardiak si arsyen e vdekjes së George Floyd.

Në mes të trazirave racore në të gjithë vendin, Presidenti Donald Trump të hënën tha se ai është “president i ligjit dhe rendit” dhe kërc