Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë sot një deklaratë të “papritur”, duke pranuar humbjen e partisë së tij në Stamboll dhe duke njohur fitoren e Ekrem Imamoglu. Erdogan, duke folur në Ankara në një konferencë, tha se ethet e zgjedhjeve mbaruan, njerëzit janë nëpër shtëpi dhe ata po shijojnë jetën e tyre tashmë.

Kjo deklaratë e Erdoganit ka bërë që të shuhen zërat se presidenti mund të ushtronte presion mbi Kolegjin e Lartë Elektoral për të kthyer situatën në favor partisë së tij. Sipas të dhënave zyrtare, Imamoglu fitoi me një diferencë prej rreth 13 e 700 votash më shumë ndaj rivalit të tij, ish-kryeministrit Jildërim.