Del negativ edhe testi i dytë për kancelaren Merkel

25/03/2020 - 19:45

Kancelarja gjermane, Angela Merkel rezulton negative edhe në testin e dytë të koronavirusit, por pavarësisht kësaj ajo vijon të jetë në karantinë.

Lajmin e dha zëdhënësi i qeverisë në Berlin, i cili shtoi se 65-vjeçarja është duke punuar nga banesa e saj në kryeqytetin gjerman.

Shqetësimi për kancelaren erdhi pasi u zbulua se një mjek që së fundmi i bëri asaj një vaksinë kishte dalë pozitiv në testet për COVID-19.

“Kancelarja vazhdon të punojë nga karantina në shtëpi dhe do të testohet përsëri në fillim të javës tjetër”, thotë zëdhënësi.

Lajmi erdhi ndërsa niveli i infeksioneve të reja në Gjermani ra nga 21 në 15% ditën e sotme, ndërsa shkalla e vdekjes së vendit mbeti jashtëzakonisht e ulët.

Shifrat zyrtare nga instituti shëndetësor 'Robert Koch' treguan se numri i përgjithshëm i rasteve në Gjermani u rrit me 4,118, duke shkuar nga 27.436 në 31.554.

Numri i vdekjeve u rrit me 35 në 24 orët e fundit, duke shkuar nga 114 në 149,  një normë e përgjithshme e vdekjeve nën 0.5%, shumë më e ulët se fqinjët evropianë të Gjermanisë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas Shqipërisë e Kinës, me Italinë janë solidarizuar edhe vende të tjera të Europës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar një numër më i ulët i vdekjeve nga koronavir

Të gjithë austriakët do të duhet të përdorin maska për fytyrën gjatë blerjeve të ushqimeve, njoftoi sot qeveria, duke prezantuar një tjet

Një infermiere 30-vjeçare në Belgjikë ka humbur jetën për shkak të koronavirusit, duke u bërë viktima më e re në këtë shtet.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të hyjë në karantinë.

Gjatë konferencës ditore për shtyp paraditen e sotme, ekspertë të Shëndetësisë FPS dhe Komiteti Kombëtar i Krizave zbuluan zhvillimet më

Agjencia publike e shëndetit në Gjermani ka raportuar se deri më tani janë infektuar 57.298 persona në të gjithë vendin nga koronavirusi.

Koronavirusi vazhdon që të vrasë njerëz në mbarë globin, duke shtuar numrin e viktimave.

Numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 23 në Turqi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 131.