Autori i dyshuar i sulmit terrorist në Paris në vitin 2015, Salah Abdeslam është shpallur fajtor për vrasje në tentativë pas një sulmi në Bruksel në mars të vitit 2016.

Salah Abdeslam u dënua së bashku me të bashkë-akuzuarin Sofien Ayari në një gjykatë në kryeqytetin belg të hënën në mëngjes. Asnjë nga të pandehurit nuk ishin të pranishëm gjatë seancës dëgjimore, ndërsa  prokurorët kanë kërkuar 20 vjet burg për Abdeslamin.

Abdeslam ndodhet në një burg në Francë, në pritje të një tjetër gjyqi, për rolin e tij të dyshuar në sulmin terrorist të Parisit në nëntor të vitit 2015. Pas arrestimit të tij, Abdeslam thuhet se u kishte pohuar hetuesve belgë se kishte planifikuar të hidhte në erë veten në Stade de France, por pastaj ndryshoi mendjen.