Një ish-oficer i CIA-s u dënua me 20 vjet burg për dhënie të informacionit që lidhet me sigurinë kombëtare një agjenti të Republikës Popullore të Kinës. Vendimi ndaj 62 vjeçarit Kevin Patrick Mallory u dha të premten.

Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm John Demers tha se “ky përfaqëson një rast në një prirje alarmuese kur Kina piketon një ish-oficer të zbulimit amerikan që të tradhëtojë vendin dhe kolegët e tij”, siç tha ai.

Dëshmitë e paraqitura në gjyqin ndaj zotit Mallory përfshinin pamje filmike të kamerave mbikqyrëse, nga një dyqan i kompanisë postare FedEx në Leesburg të Virxhinias. Ai shihej duke skanuar dokumente sekrete.

Për shkak të punës së tij ish-agjenti ishte i pajisur me çertifikatë sigurie që i mundësonte qasjen tek informacionet sekrete si dhe kishte punuar me disa agjenci qeveritare e kompani që punonin për to./VOA/