Detaje tronditëse janë zbardhur nga aksidenti i rëndë rrugor, që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Sllovaki.

Mediet vendase raportojnë se 12 viktimat ishin studentë, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe 15 studentë të tjerë.

Raportohet se drejtuesi i kamionit të ngarkuar me gurë ka humbur kontrollin e mjetit, kur është përplasur me autobusin studentor.

Ky është aksidenti më i rëndë rrugor në Sllovaki që nga viti 1995, kur një autobus ra në humnerë nga një lartësi 25 m duke shkaktuar 14 viktima.