Një jaht luksoz i quajtur "Sassi" është djegur në portin e Lyrssen-it në Gjermani, pasi gjendej afër një objekti që u kap nga zjarri.

Në intervenim për shuarjen e zjarrit morën pjesë 160 zjarrfikës që patën goxha punë për ta shuar zjarrin, në objektin e gjatë 220 metra, 45 metra të gjerë dhe 30 metra të gjatë.

Dëmi që llogaritet ta ketë shkaktuar zjarri sillet rreth 500 milionë euro, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar nga mediat vendase.

Pamjet e kamerave të siguruara janë dërguar tek një kompani e sigurimit në Hamburg, për të parë se cilët ishin shkaktarët e ngjarjes.

Jahti luksoz të hënën do të largohej nga ky port. Vitin e ardhshëm ai do të dorëzohej nga prodhuesit tek pronari.