Ndërtesa kryesore e Okinawa, në Naha të Japonisë, e konsideruar një Trashëgimi Botërore nga Unesco është djegur plotësisht pas një zjarri shkatërrues.

Autoritetet lokale në një deklaratë për shtyp kanë thënë që nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, që ka rënë në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje. Pavarësisht ndërhyrjes së më shumë se 10 zjarrfikëseve, ka qenë e pamundur që ndërtesa e famshme të shpëtohet.

Policia ka komunikuar që nuk ka të plagosur. Kështjella e famshme Shuri është një nga atraksionet turistike më të famshme të ishullit në jug-perëndim të arkipelagut dhe i përket mbretërisë Ryukyu, që qeverisi në territor për 450 vjet, para integrimit japonez në 1879.

Pavarësisht dëmtimeve gjatë bombardimeve amerikane, gjatë luftës së dytë botërore, kompleksi u restauruar dhe u hap pjesërisht për publikun në 1992. Në dhjetor të vitit 2000 kjo kështjellë u bë vendi i 11 i trashëgimisë botërore në Japoni dhe është konsideruar si thesar kombëtar.