Presidenti francez Emanuel Macron është përfshirë në një sherr me oficerët e sigurisë izraelitë në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, në ceremoninë që mbahet sot në përkujtim të Holokaustit.

Ai po vizitonte kishën e Shën Anës e cila i përket qeverisë franceze dhe konsiderohet të jetë territor francez, teksa u flimua duke debatuar me oficerët e sigurimit të cilët duket se po përpiqeshin ta ndiqnin në kishë.

“Të gjithë i dinë rregullat. Nuk më pëlqen çfarë bëre përballë meje. Dil jashtë”, dëgjohet Mackron t’i bërtasë rojes së sigurisë.

“Ju lutem respektoni rregullat që janë vendosur prej shekujsh. Ata nuk do të ndryshohen nga unë. Të siguroj”, i thotë ai rojes.

Një zëdhënës i pallatit Elysee i tha CNN se presidenti kishte ndërhyrë për shkak të një debati mes rojeve të sigurisë franceze dhe izraelite.

“Kisha Shën Ana i përket Francës në Jeruzalem. I takon Francës të mbrojë këtë vend në këtë qytet. Forcat e sigurisë izraelite donin të hynin ndërsa siguria ishte marrë përsiprë nga shërbimi i sigurisë franceze. Presidenti reagoi për ti dhënë fund debatit mes forcave të sigurisë franceze dhe izraelite dhe t’i kujtojë të giithë rregullat” tha zëdhënësi, raporton CNN.