Dimri erdhi, borë dhe acar në Evropë

16/11/2019 - 19:16

Bora, akulli dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për dhjetëra e mijëra shtëpi në Francën juglindore.

Autoritetet i kanë kërkuar njerëzve të qëndrojnë larg rrugëve, pasi një shofer humbi jetën si pasojë e një peme që u shkul me rrënjë nga era e fortë. Janë rreth 300 mijë vetë që kanë mbetur pa energji elektrike, në disa qytete. Trafiku hekurudhor është përballur me vështirësi po ashtu. Makinat dhe kamionët kanë mbetur të bllokuar në borë dhe shumë rrugë u mbyllën në rajon.  Deri në 20 cm borë u regjistruan në lartësi të ulëta nga niveli i detit dhe mbi 30 cm mbi 300 metra.

Shërbimi i motit i BBC ka paralajmëruar ndërkohë për kushte akoma më të vështira të motit në Evropën që tashmë është përballur me reshjet e para të borës por edhe me përmbytjet, në Venecia.

Temperaturat sipas këtij shërbimi do të jenë të ulëta dhe reshjet do të jenë të pranishme gjatë gjithë javës së ardhshme. E gjithë zona qendrore e Mesdheut, do të jetë më e rrezikuar, nga temperaturat e ulëta, reshjet e borës në rajonet alpine dhe përmbytjet në zonat më të ulëta. Madje nuk përjashtohet edhe mundësia e tornadove në Mesdhe, gjatë fundjavës.  E gjithë kjo, në kuadër të një vorbulle polare që është krijuar mbi rajon.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-zëvendëskryeministri italian, njëherazi dhe ish-ministër i Brendshëm, Matteo Salvini është nën hetim për shpërdorim detyre nga prokur

Parlamenti izraelit vendosi që vendi të mbajë zgjedhje të reja më 2 Mars të vitit që po vjen, të tretat me radhë në më pak se një vit, pa

Shtetet e Bashkuara e kanë goditur Iranin me sanksione të reja që shënjestrojnë disa kompani, të cilat akuzohen për transportimin e armëv

Numri i gazetarëve të burgosur në botë mbetet afër shifrave rekord, sipas një studimi vjetor të publikuar të mërkurën nga Komiteti për Mb

Të paktën 250 gazetarë janë të burgosur në botë, ku kryeson Kina, si një vend autoritar që nuk e toleron pavarësinë e mediave, tha të mër

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit të diskutueshëm austriak Peter Handke,

Duke parë lëkundjet e regjistruara së fundi duket se pas Shqipërisë vala e goditjeve po lëkund Turqinë dhe Greqinë fqinje.

Një përplasje me armë për orë të tëra ka ndodhur në New Jersey në Shtetet e Bashkuara.

Bashkimi Europian ka shpërndarë plot gjashtë miliardë euro, të premtuara për refugjatët në Turqi sipas një marrëveshjeje të bërë në vitin

Një ditë pas shpërthimit të vullkanit, Zelanda e Re është tronditur nga një tërmet i fuqishëm.