Në fillim të muajit të kaluar, një anije mallrash që mbante 46 lloje kimikatesh mori flakë në brigjet e Sri Lanka – duke shkaktuar humbje jete të pjestarëve që ndodheshin në bord si dhe dëme të mëdha materiale.

Sot pas një muaji, trupi i anijes shihet gjysëm i djegur dhe gjysme mbi sipërfaqen e ujit. Përveç të tjerash është lënë pas një katasrofë mjedisore  me të cilën ishulli do të jetoj me dekada, si për botën bimore, por kryesisht per jetën detare.

Në mjediset ujore vihet re një ndotje nga fishekë të vegjël plastik si dhe lëndë djegëse, që ka sjellë ngordhjen e një sasie të konsiderueshe të gjallesave.

Plazhet lokale momentalisht janë të mbyllura si pasojë e shkarkimit në det të karburantit të anjes dhe nga derdhjen e kimikateve me efekt vdekjeprurës.