A do të qëndrojë Merkel deri në përfundim të mandatit?

13/05/2019 - 09:40

Annegret Kramp-Karrenbauer nuk planifikon të bëhet kancelare në dy vitet e ardhshme, që do të thotë se kancelarja Angela Merkel do të mbetet në këtë post deri në zgjedhjet e ardhshme. Këtë e bëri të ditur Kramp-Karrenbauer në një intervistë për gazetën Welt. Ish-kryeministrja e landit të Zarës  e njohur me nofkën AKK, thotë se qytetarët presin “me të drejtë” nga kancelarja Merkel që ajo të përfundojë edhe mandatin e katërt, të cilin e ka fituar në zgjedhjet e fundit.

Në këtë mënyrë AKK u ka dhënë fund spekulimeve për mundësinë që kancelarja Merkel të largohet para kohe nga posti i saj dhe nga politika aktive në Gjermani, sepse kancelarja Merkel është propozuar nga shumë qarqe që të marrë ndonjë post në Bashkimin Evropian apo në Kombet e Bashkuara. AKK ka deklaruar diçka të tillë edhe në një intervistë për Deutsche Wellen, pasi e fitoi postin e kryetares së Partisë Kristiandemokrate, CDU.

Por shumëkush ende mendon se AKK mund të marrë postin e kancelares para përfundimit të mandatit të tanishëm të kancelares Merkel, e cila në këtë post do të duhej të mbetej deri në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021. Logjika e një vendimi të tillë do të ishte që AKK nga posti i kancelares të ketë një lloj “kredie”, që do ta ndihmonte të zgjidhej më lehtë në postin e kancelares, në zgjedhjet e ardhshme.

E dyta, kjo do të ishte një përgjigje e qartë edhe ndaj kritikëve të AKK, të cilët ende mendojnë se Friedrich Merz do të ishte kandidat më i mirë për postin e kancelarit.

Kramp-Karrenbauer është zgjedhur në dhjetor në postin e kryetares së CDU me 517 vota të delegatëve, ndërsa Merz ka fituar 482 vota. Prej këtij kongresi po punohet brenda partisë për bashkimin e forcave, sepse në sondazhe thuhet se partia CDU ka shënuar rënie të votave.

AKK ka deklaruar për gazetën Welt se pas zgjedhjeve të ardhshme për Parlamentin Evropian duhet të ndryshojë edhe puna e qeverisë. Por AKK pohon se vendimin për ndryshimin eventual në kabinetin qeveritar do ta marrë kancelarja Merkel. Shefja e CDU-së nuk dëshiron të marrë ndonjë post ministror, thotë ajo.

Në sondazhet e fundit thuhet se CDU ende është partia më e fuqishme në Gjermani, me rreth 29-30% të votave, që do të thotë se nga zgjedhjet e fundit ka shënuar rënie për 3%. Në vendin e dytë janë Partia Ekologjiste (19-20%). Pasojnë socialdemokratët (16-17%), Alternativa për Gjermani (13-14%) si dhe e Majta dhe liberalët me 8-9% të votave./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kancelarja gjermane Angela Merkel "e mori në konsideratë me respekt" njoftimin e dorëheqjes së kryeministres britanike Theresa May".

Një zjarr në një shkollë në Suri të Indisë, u ka marrë jetën 19 studentëve e ndërsa 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Tre alpinistë kanë humbur jetën për shkak të lodhjes kur po zbristin malin Everest, duke e çuar në shtatë numrin e të vdekurve përgjatë n

Në një deklaratë nga Downing Street, kryeministrja britanike, Theresa May paralajmëroi këtë të premte dorëheqjen e saj. 

Në kohën kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin me ankth progres raportin për hapjen e negociatave, Franca duket se e ka marrë një v

Polemika të shumta ka ngjallur në Francë marrja në pyetje e 6 gazetarëve dhe thirrja për llogari e 2 të tjerëve nga Shërbimi i Sigurisë

Të mërkurën në mbrëmje pranë kufirit të Hungarisë me Serbinë, policia hungareze gjeti një grup prej 52 migrantësh.

Theresa May i ka orët e numëruara në krye të vendit, sipas raportimeve të fundit të mediave në Britaninë e Madhe.

Ministri i Mbrojtjes në Turqi, Hulusi Akar, ka thënë se Ankaraja është duke u përgatitur nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksion