Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në Ukrainë, ku është qëlluar për vdekje djaloshi 3-vjeçar i biznesmenit dhe deputetit, Vyacheslav Sbolev.

Nga raportimet që janë bërë rreth kësaj çështjeje, thuhet se objektiv kishte qenë vetë deputeti, por plumbi goditi djalin e tij, që e shoqëronte në makinë. Vogëlushi ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Sobolev është një biznesmen nga Donetsk, në Ukrainën Lindore që nga viti 2014 ishte i okupuar nga forcat separatiste ruse. Ai u zgjodh në Këshillin e Oblastit të Kyiv në 2015-n si përfaqësues i Bllokut Petro Poroshenko, partia e ish-presidentit. Ai zotëronte një zinxhir dyqanesh ushqimore në Donetsk dhe shërbeu si nënkryetari i Naftogaz, ndërmarrjes shtetërore të gazit dhe naftës.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje.