Pasi sulmoi ashpër patnerin e tij të koalicionit Matteo Salvini, kryeministri i Italisë Giuseppe Conte është shprehur se do japë dorëheqjen.

Conte tha se Salvini është treguar i "papërgjegjshëm" duke çuar në krijimin e një krize të re politike për Italinë për "interesa personale dhe partiake".

Salvini, udhëheqësi i partisë nacionaliste të Lidhjes, kishte ngritur një mocion mosbesimi kundër Conte. Ai tha se nuk mund të punonte më me partnerët e tij të koalicionit Pesë Yjet.