Dorëhiqet zyrtari i lartë i Pentagonit, ‘presion’ nga Trump

20/02/2020 - 08:12

Një zyrtar i lartë i Pentagonit dha dorëheqjen me kërkesën e Presidentit Donald Trump. John Rood është njëri ndër disa anëtarët e ekipit të sigurisë kombëtare të Presidentit Trump, të përfshirë në polemikat rreth Ukrainës, që lirohet nga detyra.

“Do të doja të falënderoja zotin John Rood për shërbimin ndaj vendit tonë, dhe t’i uroj gjithë të mirat për të ardhmen,” tha në Twitter Presidenti Trump.

John Rood shkruante në një letër drejtuar Presidentit Trump, se “jam vënë në dijeni nga Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper që ju keni kërkuar dorëheqjen time”.

Rood, zyrtari më i lartë për politikën në Departamentin e Mbrojtjes, certifikoi vitin e kaluar se fushata antikorrupsion e Ukrainës kishte përparuar mjaftueshëm për t’i zhbllokuar asaj ndihmën ushtarake amerikane. Ai është një tjetër zyrtar i administratës që shkarkohet nga Trump, pas gjyqit në Senat që e liroi presidentin nga akuzat e ngritura prej demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve.

Certifikimi u perceptua si një përpjekje për të minuar argumentin e ekipit mbrojtës të Presidentit Trump gjatë procesit gjyqësor në Senat se presidenti nuk pranoi të zhbllokojë ndihmat nga shqetësimi i korrupsionit në Ukrainë.

Zëdhënësi i Shefit të Pentagonit, Jonathan Hoffman tha se shkarkimi i John Rood i jep Presidentit Trump “mundësinë dhe aftësinë për të pasur ekipin që ai dëshiron të ketë”.

Më 7 nëntor, Presidenti Trump shkarkoi nënkolonel Aleksandër Vindman nga pozicioni i tij në Këshillin e Sigurisë Kombëtare pasi Vindman dëshmoi para hetuesve të Dhomës së Përfaqësuesve në kundërshtim me dëshirat e Shtëpisë së Bardhë.

U shkarkua gjithashtu vëllai binjak i Vindmanit, Yevgeny Vindman, i cili ishte avokat në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe nuk ishte i përfshirë në seancat për shkarkimin e presidentit së bashku me ambasadorin e SHBA pranë Bashkimit Evropian Gordon Sondland.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fotografitë tronditëse nga Nju Jorku tregojnë thasët me trupat e viktimave nga COVID-19 që mbushin korridoret e një spitali në Brooklyn, 

Ndërsa numri i të prekurve nga koronavirusi në gjithë botën ka shkuar në mbi 1.2 milionë, Presidenti amerikan Donald Trump foli mbi paras

Italia vazhdon të jetë e tronditur nga numri i lartë i viktimave që regjistrohen çdo ditë e nga personat e infektuar.

621 persona humbën jetën në Mbretërinë e Bashkuar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave në 4,934 persona.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pranuar se Evropa ka nevojë për një Plan Marshall.

Numri i njerëzve që kanë vdekur në Spanjë brenda një dite ka rënë për të tretën ditë me radhë në 674.

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta II do të dalë sot në një konferencë të rrallë televizive.

Anastasia Vasilyeva nga sindikata e Aleancës së Mjekëve i tha Sky News se qeveria ruse dhe Vladimir Putin ishin duke mashtruar botën për

SHBA ka regjistruar rekord viktimash në një ditë, duke numëruar 1.497 jetë të humbura nga koronavirusi.

Turqia ka konfirmuar 76 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i viktimave nga ky virus në vend ka shkuar në 501.