Pasditen e kësaj të hëne, Kryeministri i Libanit, Hassan Diab njoftoi dorëheqjen e qeverisë së tij pasi një shpërthim i fuqishëm i portit të Bejrutit, shkaktoi një trazirë publike kundër drejtuesve të vendit, raporton Reuters.

Shpërthimi i depove më 4 gusht, me më shumë se 2,000 ton nitrat amoniumi vrau të paktën 163 njerëz, u plagosën mbi 6,000 persona dhe u shkatërrua kryeqyteti i vendit, raporton Reuters.

Kabineti, i formuar në janar me mbështetjen e grupit të fuqishëm të Hezbollahut të mbështetur nga Irani dhe aleatët e tij, u takua të hënën, me shumë ministra që dëshironin të jepnin dorëheqjen, sipas burimeve ministrore dhe politike.