Është rritur bilanci i viktimave nga uragani ‘Dorian’, duke e çuar numrin e të vdekurve në 7.  Siç raportohet nga Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, uragani është dobësuar duke rënë në kategorinë 2 të fortësisë.

Po sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve ‘Dorian’ ka prekur brigjet lindore të Floridës të martën në mbrëmje me erëra që arrijnë shpejtësi deri në 177 km/h. Uragani Dorian për disa ditë me rradhë goditi Bahamasin duke sjellë një shkatërrim masiv.