Drejtonte rrjet trafikimi vajzash të mitura, arrestohet miliarderi

09/07/2019 - 19:23

Miliarderi amerikan Jeffrey Epstein, që është i regjistruar si predator seksual, u akuzua të hënën se drejtonte një rrjet trafikimi vajzash të mitura për seks. Zoti Epstein deklaroi pafajësinë në një gjykatë të Nju Jorkut.

Ai është dënuar edhe më parë për krime seksuale dhe në vitin 2008, arriti një marrëveshje me prokurorët në Florida që i siguroi një vendim të zbutur. Financieri u arrestua të shtunën në mbrëmje, pasi arriti nga Franca me avionin e tij privat.

Miliarderi 66 vjeçar doli në një gjykatë të Nju Jorkut ku deklaroi se ishte i pafajshëm ndaj akuzave se drejtonte një rrjet të gjerë vajzash të mitura për marrëdhënie seksuale. Sipas akt-padisë, zoti Epstein i kishte joshur vajzat të shkonin në vilat e tij në Manhatan dhe Florida në periudhën 2002-2005 dhe i kishte paguar qindra dollarë për seks.

“Vajzat nën moshë, në fillim u rekrutuan për masazh dhe shpesh e bënin një gjë të tillë të zhveshura ose pjesërisht të zhveshura. Këto masazhe morën gjithnjë e më shumë një natyre seksuale dhe shpesh përfshinin një ose më shumë veprime seksuale, siç sqarohet në akt-padi”, tha Geoffrey Berman, Prokuroror i Qarkut Jugor të Nju Jorkut.

Zoti Epstein, që shoqërohej shpesh me të pasurit dhe të fuqishmit, përfshirë Presidentin Donald Trump, u shpall fajtor për krime seksuale në Florida në vitin 2008 dhe u dënua me 13 muaj burg. Një nga akuzueset ishte Michelle Licata, që ishte rekrutuar t’i bënte masazh kur ishte 16 vjeç.

“Ai thoshte gjithë kohës ‘O zot, sa e bukur, seksi dhe e mrekullueshme je’ dhe më vinte në pozitë shumë të vështirë”.

Sekretari në detyrë i Punës, Alexander Acosta, që ishte prokuror në Florida në atë kohë, e ndihmoi zotin Epstein që të arrinte një dënim të zbutur, që e lejonte atë të dilte nga burgu çdo ditë për të shkuar në punë, por sipas të cilit, ai duhet të regjistrhej si predator seksual.

Agjenti special i FBI-së, Bill Sweeney tha se agjencia e tij nuk do të ndalet deri kur predatorë të tillë, të jenë nën pranga, pavarësisht nga pushteti, pasuria apo lidhjet e tyre.

“Nëse jeni viktimizuar apo keni informacion shtesë për sjelljen e tij, duam të dëgjojmë prej jush, pavarësisht moshës suaj aktuale, apo në çfarë moshe ishit. Nuk ka rëndësi se ku ose kur ka ndodhur incidenti, apo incidentet”.

Avokati i zotit Epstein nuk ishte në dispozicion për komente të hënën. Zoti Epstein do të jetë në burg deri në seancën për lirim me kusht më 15 korrik, por prokurorët donin që ai të mbetej i ndaluar deri në gjyq, të shqetësuar se mund të largohet nga vendi. Financieri i pasur është banor i ligjshëm i pjesës amerikane të Ishujve të Virgjër dhe ka shtëpi në NJu Jork, Florida dhe Francë./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bashkimi Evropian ka marrë masa ndëshkuese ndaj Turqisë, pas operacioneve që kjo e fundit ka nisur prej disa ditësh në Siri.

Gjykata e Lartë spanjolle i dënoi me nga 9 deri në 13 vjet heqje lirie 9 udhëheqës të Katalonjës për rolin e tyre në përpjekjet për pavar

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka ndarë çmimin Nobel për Ekonomi për ekonomistët; Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kre

Forcat ushtarake siriane janë zhvendosur pranë kufirit me Turqinë për t’i kundërpërgjigjur me armë agresionit turk ndaj kurdëve që ndodhe

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau u shfaq si rrallëherë më parë në publik, i veshur me një jelek antiplumb dhe i rrethuar nga forca të

Zgjedhjet e sotme lokale në Hungari do të kishin kaluar pa u vënë re nëse do të kishte dalë në internet para zgjedhjeve një video e orgji

Tajfuni shkatërrues “Hagibis”, një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë në Japoni, ka lënë gjurmët e tij vrastare. Dje në mëngjes

Pas humbjes së kandidates franceze për në Komisionin e BE, Sylvie Goulard, presidenti i Francës e ka rritur presionin ndaj presidentes së