Duma ruse reagon ndaj sanksioneve të mundshme

11/12/2012 - 09:39

 

 

RUSI - Ligjvënësit rusë u zotuan se do t’i përgjigjen me masë të ngjashme një projekt-ligj amerikan për vënien e sanksioneve ndaj zyrtarëve rusë të dyshuar për shkelje të të drejtave të njeriut. 

Zyrtarët rusë thonë se Dhoma e ulët e parlamentit, Duma, do të konsiderojë vendosjen e një lloj të dënimi të ngjashëm kundër qytetarëve amerikanë që Moska dyshon për shkelje të të drejtave të njeriut. 

Kryetari i komisionit të Dumas për çështje të jashtme, Alexei Pushkov, tha se ministria e jashtme ruse tashmë ka një listë konfidenciale të shtetasve amerikanë, të cilëve do t'u ndalohet hyrja në Rusi, nëse ligjvënësit amerikanë miratojnë sanksione. Ministria e Jashtme ruse e kishte denoncuar më parë projekt-ligjin amerikan - të njohur si "Akti Magnitsky" – duke e quajtur "veprim absolutisht armiqësor, provokativ dhe të njëanshëm."transmeton zeri i amerikes. 

Javën e kaluar, Senati amerikan votoi për të hequr kufizimet e tregtisë në Rusi që datojnë në epokën e Luftës së Ftohtë, normalizimin e tregtisë me Moldavinë dhe të vendosë sanksione ndaj zyrtarëve rusë të akuzuar për shkeljen e të drejtave të njeriut. Presidenti amerikan Barak Obama ka premtuar ta nënshkruajë projekt-ligjin. 

Projekt-ligji ka marrë emrin e Sergei Magnitskyt, një 37-vjeçar avokat rus, i cili u burgos pasi denoncoi atë që ai e quajti një rrjet kriminal zyrtarësh rusë që vodhi 250 milionë dollarë nga paratë e taksave. Magnitsky vdiq në burg në Rusi vitin 2009. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndërsa ka shkuar në 16 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali, autoritetet kanë forcuar masat për të parandaluar përhap

Shkon në 16 numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali. Të gjitha rastet janë regjistruar në veri të vendit.

Gjashtë persona të prekur me koronavirus në Itali. Një 38-vjeçar italian rezulton i prekur nga virusi vdekjeprurës në Lombardi.

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë paralajmëruar se Rusia po përpiqet të ndihmojë Presidentin Donald Trump të rizgjidhet në muajin

Me dhjetëra protestues në një qytet në Ukrainë kanë sulmuar autobusët që mbanin të evakuarit nga Kina për shkak të koronavirusit.

Kryeministri i Lesotit, Thomas Thabane, 80 vjeç, do të akuzohet për vrasjen e ish-gruas së tij Lipolelo Thabane, ka thënë policia vendase

Pesë tonë kokainë që po transportoheshin nga Kolumbia me nëndetëse janë sekuestruar nga autoritetet Panameze, ndërsa në pranga kanë përfu

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha të enjten se kishte gjurmë të shumta që dëshmojnë se sulmuesi që vrau 11 persona një natë më parë

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi një tren me 200 pasagjerë doli nga shinat e hekurudhës në Australi.