Dy bukuroshe hollivudiane kundër Romney

20/10/2012 - 00:00

 

Stafi elektoral i presidentit Obama ka “hedhur” në fushën e betejës kundër kandidatit Mitt Romney dy bukuroshe hollivudiane. Bëhet fjalë për Scarlett Johansson dhe Eva Longoria që kanë dalë kundër kandidatit republikan për çështjen e abortit. Mbështetja e Johansson dhe Longoria kundrejt Obamës u dëshmua qartë edhe gjatë konventës së demokratëve, kur ato u ngjitën në podium për t’i ftuar zgjedhësit të votonin presidentin me ngjyrë.

Tashmë dy aktoret shfaqen në një spot elektoral të regjisorit Rob Reiner, që është transmetuar në shkallë kombëtare, madje edhe në shtete që janë kthyer në fushë beteje si Kolorado dhe Virxhinia. Spoti i shkurtër transmetohet gjatë programeve që i drejtohen elektoratit femëror. Mesazhi është se një votë për Romneyn është një votë kundër të drejtave të grave. 

“Republikanët po kërkojnë të ripërcaktojnë dhunimin”, thotë Johansson, ndërsa Longoria kritikon Romney-n se ka kërcënuar me shkurtime fondesh organizatën Planned Parenthood, përfshirë këtu fondet për ekzaminimet kundër kancerit. Në këto muajt e fundit të fushatës presidenti Obama ka marrë mbështetje të shumë yjeve botërorë të kinematografisë dhe muzikës, mbështetje që u tregua edhe në donacionet e mëdha që u mblodhën gjatë mbrëmjeve gala.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbi 500 mijë qytetarë të Katalonjës kanë protestuar për të pestën ditë radhazi pas vendimit të Gjykatës së Lartë spanjolle për të burgosu

Ovidio Guzman Lopez është arrestuar ditën e sotme nga policia, por vetëm për pak kohë pasi banda e tij e ka liruar menjëherë.

Një konflikt i ashpër ka shpërthyer në veri të Meksikës, pasi forcat e sigurisë kanë kapur një prej djemve të ish-udhëheqësit meksikan të

Franca i ka qëndruar vetos së saj kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nënpresidenti amerikan Mike Pence u takua sot me Presidentin Tayip Erdogan në Turqi si pjesë e një misioni për të bindur Ankaranë të ndal

Katalonja duhet të mbajë një votim të ri për pavarësi nga Spanja, brenda dy viteve, tha kreu i qeverisë së rajonit.

Të paktën zyrtarisht, zgjerimi i BE-së nuk ka qenë një nga temat e samitit Franko-Gjerman, që u zhvillua në Toulouse.