Dy studentë italianë, të moshës 25 dhe 26 vjeç, pasi kanë përdhunuar një vajzë të dehur 25-vjeçare, në depon e një klubi nate në Londër, janë fiksuar nga kamerat e një lokali teksa qeshin dhe tokin duart.

Agresorët italianë janë dënuar pasi prokuroria vërtetoi që viktima kishte qenë shumë e dehur për të dhënë pëlqimin për kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Viktima u përdhunua gjashtë minuta pasi u njoh me dy djemtë në pistën e vallëzimit. Ndërsa pas aktit, djemtë u panë të tokin duart.