Dy të arrestuar për sulmin terrorist në Paris

Postuar: 25/05/2018 - 21:26

   Dy persona të dyshuar për pjesëmarrje në veprimtaritë e një grupi terrorist u arrestuan në Belgjikë, në kuadër të hetimit që ka lidhje me sulmet e 13 nëntorit të vitit 2015 në Paris, bëri të ditur sot prokuroria federale belge.

Ndaj personit të parë të dyshuar, Ayoub Bazarouj u lëshua sot një mandat arresti, çfarë nënkupton privimin e lirisë në kohën e hetimit.

Personi i dytë, Soufiane A.A., u lirua me kusht nga hetuesi i dosjes.

Ayoub Bazarouj, një shtetas belg 24 vjeç i radikalizuar së bashku me dy vëllezërit dhe motrën e tij ishin nisur drejt Sirisë. Ai u arrestua në dhjetor të vitit 2015 në komunën Molenbeek që ndodhet në periferi të Brukselit dhe u lirua pas një muaji.

Tre ditë pas sulmeve ku u regjistruan 130 të vdekur më 13 nëntor të vitit 2015 në Paris dhe Shën-Denis, shtëpia e familjes së tij u bë objekt i një operacioni të gjerë të policisë.

Hetuesit belgë mendojnë se Salah Abdeslam i dyshuari kyç i sulmeve në Paris, i shpallur në kërkim në atë periudhë ishte strehuar në lagjen Molenbeek, nga ku kanë dalë një numër i madh xhihadistësh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   “Ka qenë takimi më i keq i jetës time”.

Një gjykatë turke ka lënë në burg deri në ditën e gjyqit 24 persona, të cilët protestuan javën e kaluar mbi kushtet e punës në aeroportin

Një modele ruse pretendon se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka tentuar ta helmojë me bar miu.

   Një video e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, që drekon në një restorant klasi në Turqi, ka shkaktuar jo pak zemërim në Venez

   Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar të martën Kinën për tentim të ndikimit në zgjedhjet për Kongres, që mbahen në muajin nënt

Gjykata Supreme e Afrikës së Jugut ka legalizuar përdorimin e kanabisit nga të rriturit në vende private.

Një avion ushtarak rus me 14 persona në bord është zhdukur nga radarët pasi ka fluturuar në Siri. “Kemi humbur kontaktin me ekuipazhin e

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pranoi një avion luksoz prej 400 milionë dollarësh nga emiri i Katarit javën e shkuar, duke shkaktuar

   Pasojat që shkaktoi tajfuni Mangut në Filipine, ishin 65 persona qe humbën jetën e qindra të tjerë qe u plagosën si pasojë e stuhisë s

   Britania duhet të presë "kosto të konsiderueshme" mbi ekonominë e saj nëse largohet nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, paralajmëroi