Ka pësuar një dyfishim numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali në 24 orët e fundit, krahasuar me një ditë më parë.

Emergjencat Civile raportojnë se pas 56 mijë tamponësh të kryer, 381 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, krahasuar me 190 që ishin të martën. Gjithashtu raportohen dhe 10 humbje jete për një total prej 35,181 që nga nisja e pandemisë.

Një rritje të lehtë ka pësuar dhe numri i shtrimeve në terapinë intensive, ndërkohë që në izolim shtëpiak ndodhen 11,841 persona. Aktualisht në Itali rastet aktive me koronavirus janë 12,646.