Autoritetet shëndetësore ruse deklarojnë se gjatë muajit prill në Moskë humbën jetën 1561 pacientë të infektuar me Covid-19 dhe jo 639 persona siç ishte deklaruar më herët.

Autoritetet thanë se ky raport i ri përfshin edhe disa raste të diskutueshme. Gazetarët në Moskë kishin thënë më herët se numri i viktimave ishte shumë i ulët, por u akuzuan për lajme të rreme dhe dezinformim.

Në Rusi aktualisht numërohen rreth 380 mijë të infektuar me koronavirus, të tretët në botë pas SHBA dhe Brazilit. Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve, numri zyrtar i vdekjeve në Rusi është 4142.

Qeveria ruse argumenton se ka mundur të mbajë të ulët numrin e vdekjeve për shkak të testimeve masive