Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen është zgjedhur Presidente e Komisionit Europian, duke u bërë gruaja e parë që do të jetë shefe e Komisionit Evropian.

E besuara e kancelares Merkel, Ursula von der Leyen do të zëvendësoje Jean-Claude Juncker. Vendimi u mor në takimin e nivelit të lartë në Bruksel, raporton BBC, pasi kandidatura e saj është mbështetur nga shumë shtete të BE.

Ndërkohë, ekspertja franceze Christine Lagarde është emëruar si shefe e FMN, edhe kjo do të jetë gruaja e parë që kryeson Bankën Qendrore Evropiane. Ndërsa ministri i Jashtëm spanjoll Josep Borrell u zgjodh shef i punëve të jashtme të BE-së.