At e bir vrasin fqinjin për koshin e plehrave (VIDEO)

21/09/2018 - 17:48

   “Nuk ke për të ma qëlluar burrin”, dëgjohen fjalët e të fejuarës së viktimës që filmon dy fqinjët, at e bir, të dy me armë në dorë, teksa përplasen për një kosh plehrash te rrugica e përbashkët midis shtëpive.

“Provo të ma drejtosh armën”, dëgjohet 37-vjeçari Aaron Howard, në Abilene, Texas, SHBA, pak para se dy fqinjët ta qëllojnë për vdekje. Të dy u arrestuan dhe u liruan pasi paguan 25,000 dollarë garanci, në pritje të gjyqit.

Videoja është filmuar nga e fejuara e viktimës, Kara Box, dhe tregon 67-vjeçarin Xhoni Miller bashkë me djalin e tij, Majkëll Miller, deri në çastin që qëllojnë.

Avokati i të fejuarës e postoi videon në rrjetet shoqërore dhe tha se të gjithë duhet ta dinë se çfarë ndodhi, dhe se akuzat për vrasje duhet të qëndrojnë.

Shefi i policisë së Abilene tha se numri i lartë i krimeve bëri që të mos kishte asnjë polic të lirë, ndaj nuk mundën të ndërhynin në kohë për të parandaluar ngjarjen.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Trump është një "siklet për vendin", një "gënjeshtar patologjik", një "racist".

Një 9-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ka konsumuar një akullorë në hotelin Costa del Sol, sepse ishte alergjike ndaj qumështit dhe arrave.

Bernie Sanders do të kandidojë sërish për president të Shteteve të Bashkuara në vitin 2020, duke bërë kështu një përpjekje të dytë për të

Pas insinuatave të rënda të së fejuarës, që u shfaqën e më pas u zhdukën në rrjetet sociale, tani është kushëriri i Emiliano Sala që hedh

Presidenti Donald Trump është paditur në gjykatë nga 16 shtete federale në Shtetet e Bashkuara, lidhur me shpalljen e emergjencës kombëta

Ka kohë që kërcënimi qëndron në ajër: Presidenti Donald Trump mund të vendosë dogana ndëshkuese për importet e automjeteve nga BE.

Parlamenti i Turqisë pritet të zgjedhë kryetarin e ri më 24 shkurt pas njoftimit të kryetarit aktual për largimin e tij nga detyra për të

Kryetari i komisionit gjyqësor në senatin amerikan është zotuar t’i shkojë deri në fund çështjes së diskutimeve të mbajtura në 2017-tën p

Kush i mbledh copëzat e rendit botëror të thyer?

Kandidatura e përzgjedhur nga presidenti Donald Trump për ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Heat