Të dhënat e fundit që publikojnë mediet italiane tregojnë realitetin e dhimbshëm të krijuar në Itali prej koronavirusit.

Numri i mjekëve që kanë humbur jetën në vendin fqinjë ka mbërritur në 41.

Shifrat bëhen të ditura nga FNOMCEO (Federata kombëtare e urdhrit të mjekëve kirurgë dhe dentistë).

Ditën e djeshme, shifra ishte 33 mjekë të vdekur. Gjatë ditës së enjte kanë humbur jetën 8 mjekë të tjerë.