Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar numri më i lartë i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës koronavirus.

969 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit duke e çuar në total numrin e viktimave në 9.134.

Ndërkohë, rastet e reja me Covid-19 janë 4.401, ndërsa në total janë 66.414 persona.

589 persona janë shëruar në 24 orët e fundit në vendin fqinjë, duke e çuar shifrën në total në 10.950.

Që nga fillimi i emergjencës në Itali janë regjistruar 86.498 persona pozitivë me Covid-19.