Një 9-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ka konsumuar një akullorë në hotelin Costa del Sol, sepse ishte alergjike ndaj qumështit dhe arrave.

Sipas mediave spanjolle, e mitura kishte shkuar në hotel së bashku me familjen e tij. Incidenti ndodhi të premten dhe 9-vjeçarja ndërroi jete në spitalin Materno Infantil të Malagas.

Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin Costa del Sol afër Marbellës, përpara se të transferohej në spitalin e Malagës në një gjendje kritike dhe më pas ka ndërruar jetë.

Familja e saj ka kërkuar ditën e martë që vogëlushes ti bëhet autopsia si dhe analiza të mëtejshme në Institutin e Toksikologjisë në Sevilje për të konfirmuar nëse vdekja e saj është e lidhur me reaksionin alergjik ndaj akullores.