Me qindra njerëz janë mbledhur në rrugët përreth Katedrales Notre Dame në Paris duke parë flakët në heshtje. Katedralja e famshme e Parisit u përfshi nga flakët për shkaqe ende të qarta. Zyrtarët thanë se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e punës restauruese.

Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, maja e katedrales 850-vjeçare dhe çatia u shkatërruan, ndërsa flakët vijojnë të jenë aktive.

Një zëdhënës i katedrales tha se e gjithë struktura e ndërtesës po digjej. “Nuk do të mbetet më asgjë”, tha ai. “Mbetet për t’u parë nëse kupola, që mbron katedralen, do të preket ose jo“.