Ekonomia gjermane e pakënaqur

Postuar: 09/02/2018 - 09:52

“Me gjysmë zemre, pa dëshirë, pa frymëzim”: Shoqata gjermane e Industrisë së Prodhuesve të Makinerive (VDMA) u shpreh me shumë kritikë për koalicionin e ri mes CDU/CSU dhe SPD. Rezultati i negociatave nuk ishte më i mirë se historia e mëparshme e ish-koalicionit të madh nën kancelaren Merkel, kështu thuhet në një reagim të VDMA-së: “Fillimi i ri i nevojshëm  mungon”.

Më i balancuar, por jo më pak i vendosur, tingëllon reagimi i Shoqatës Federale të Industrisë Gjermane (BDI): “Në përgjithësi, industria gjermane është e pakënaqur me marrëveshjen e koalicionit.” Shefi i BDI-së Dieter Kempf kritikoi se sa i takon shpenzimit të parave ekziston “një mungesë ekuilibri që ka tendencë të qartë në drejtim të rishpërndarjes”. Në politikën fiskale, koalicionit të ri, si edhe të vjetrit, i mungon sipas BDI-së “guximi për lehtësime të dukshme dhe reforma strukturore”  pavarësisht situatës së mirë ekonomike.

Shefi i BDI-së Dieter Kempf tha se koalicioni i ri nuk është shprehur qartë pro lehtësimeve fiskale për nxitjen e studimeve dhe të zhvillimeve teknologjike.

Kritikë ndaj politikës për strehimin

Planet për të shpenzuar dy miliardë euro shtesë për ndërtimin e banesave për personat që nuk kanë mjaft të ardhura dhe kanë probleme sociale u kritikua si nga shoqatat e ndërtuesve dhe nga sekserë të pasurive të patundshme.

Kryetarja e partisë e Majta Sahra Wagenknecht kritikoi faktin që CDU/CSU dhe SPD nuk do të aplikojnë taksa më të larta për super të pasurit dhe koncernet, sepse kështu nuk do të ketë para të mjaftueshme për investime. Sipas saj në Gjermani do të ketë mungesë banesash, pasiguri në vendin e punës, rroga të ulëta dhe pensione që nuk mjaftojnë.

Nga ana tjetër Shoqata gjermane e Industrisë dhe e Tregtisë DIHK vuri në dukje që ekonomia gjermane është gjithë besim për të ardhmen. DIHK-ja publikoi rezultatet e një ankete të anëtarëve të saj dhe sipas saj sipërmarrjet gjermane janë tepër të kënaqura si s’kanë qenë për shumë vite me radhë. Po ashtu DIHK parashikon këtë vit një rritje të ekonomisë gjermane deri në 2.7 përqind dhe parashikon hapjen e rreth 600,000 vendeve të reja pune./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një video e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, që drekon në një restorant klasi në Turqi, ka shkaktuar jo pak zemërim në Venez

   Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar të martën Kinën për tentim të ndikimit në zgjedhjet për Kongres, që mbahen në muajin nënt

Gjykata Supreme e Afrikës së Jugut ka legalizuar përdorimin e kanabisit nga të rriturit në vende private.

Një avion ushtarak rus me 14 persona në bord është zhdukur nga radarët pasi ka fluturuar në Siri. “Kemi humbur kontaktin me ekuipazhin e

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pranoi një avion luksoz prej 400 milionë dollarësh nga emiri i Katarit javën e shkuar, duke shkaktuar

   Pasojat që shkaktoi tajfuni Mangut në Filipine, ishin 65 persona qe humbën jetën e qindra të tjerë qe u plagosën si pasojë e stuhisë s

   Britania duhet të presë "kosto të konsiderueshme" mbi ekonominë e saj nëse largohet nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, paralajmëroi

Një polic belg është sulmuar nga një burrë në parkun Maximilien këtë mëngjes në veri të kryeqytetit belg.

Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet masive në Nigeri, për shkak të dy lumenjve të mëdhenj që thyen barrierat.

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy adoleshtë si autorë të vjedhjes së një dyqani në qytet.