Analisti amerikan, Harry Kazianis tha së fundmi se Kina i ka siguruar një vaksinë eksperimentale kundër COVID-19 liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe familjes se tij.

Kazianis, ekspert për Korenë e Veriut në Qendrën “Think Tank” të Interesit Kombëtar në Ëashington, ka thënë se është vaksinuar familja e Kim Jong-un dhe disa zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut.

Nuk dihet se nga cila kompani është porositur vaksina për familjen e liderit korean, dhe nëse bëhet është dëshmuar se është një ilaç i sigurt, ka shtuar eksperti amerikan.

Duke u thirrur në ekspertin medicinal amerikan Peter Hotez, Kazianis ka bërë të ditur se të paktën tri kompani kineze po zhvillojnë vaksina kundër coronavirusit, përfshirë Sinovac Biotech, CanSino Bio dhe Singopharm Group. Megjithatë, disa ekspertë dyshojnë nëse Kim do të pranonte ta merrte vaksinën eksperimentale.