Nuk po kuptojmë ç’po ndodh në Lombardi. Virusi mund të ketë ndryshuar”, ka deklaruar Drejtoresha e laboratorit të mikrobiologjisë klinike, virozave e bioemergjencave të spitalit Sacco të Milanos, Maria Rita Gismondo.

“Në Lombardi ka diçka që nuk po kuptojmë. Kemi kapërcyer numrin e viktimave të Kinës, në një zonë infinitisht të vogël në krahasim me Kinën e një periudhë kohore kaq të ngushtë.”

“Po ndodh diçka e çuditshmee”, -thotë ajo, “Virusi në Lombardi është kaq agresiv sa nuk mund të shpjegohet. Hipotezat se pse janë të gjitha të vlefshme e një prej tyre është se virusi ndoshta ka ndryshuar.”

Ekspertja e mikrobiologjisë së spitalit të Milanos apelon botën e shkencës të bashkohen për të kuptuar, raporton “Ora News”. “Nëse punojmë së bashku dhe e studiojmë, ndoshta arrijmë të kuptojmë se ç’po ndodh”, thotë ajo.