Ekstradohet në Itali bosi i “Ndragheta”-s, i konsideruar një nga më të rrezikshmit

15/05/2021 - 11:58

Një udhëheqës i arratisur i mafias italiane është ekstraduar nga Spanja në Itali. Giuseppe Romeo, 35 vjeç konsiderohet se kontrollonte rrugët e kokainës brenda Evropës. Romeo arriti në Aeroportin Fiumicino nga Barcelona të premten mbrëma, pas arrestimit të tij më 11 mars përmes një urdhër arresti evropian, tha policia përmes një deklaratë, raporton AFP.

Ai akuzohet si anëtar i lartë i një rrjeti ndërkombëtar droge të drejtuar nga “Ndrangheta” me qendër në zonën e Kalabrisë në Itali. Ndrangheta është grupi mafioz më i fuqishëm i Italisë, i përfshirë në pothuajse të gjitha fushat e veprimtarisë kriminale, operacionet e të cilit shtrihen në të gjithë Evropën dhe më gjerë.

Sipas një deklarate të policisë italiane, Romeo, “kishte rolin e promovuesit, organizatorit dhe financuesit të trafikimit të kokainës në Evropë”.

Në vitin 2018, ai arriti t’i shpëtonte operacionit të kryer nga autoritetet italiane, gjermane, holandeze dhe belge që kishte në shënjestër rreth 90 persona të dyshuar për përfshirje në rrjetin ndërkufitar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në nëntor, Romeo u dënua në mungesë me 20 vjet burg për akuza në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës, pjesëmarrje në organizatë mafioze, posedimin e drogës dhe pastrimin e parave.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë Ukrainën të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse, duke njoftuar një paketë sigurie prej 150 milionë dollarës

Vaksina AstraZeneca nuk do të përdoret më për persona nën 60 vjeç në Itali.

Një sulm me armë ka ndodhur në Austin të Teksasit mëngjesin e së shtunës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose k

Partia nacionaliste në pushtet në Hungari ka paraqitur një ligj për të ndaluar tekstet me përmbajtje që promovojnë homoseksualitetin dhe

Darnella Frazier, një adoleshente nga Minesota, videoja e të cilës shpërfaq vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd nga një zyrtar pol

Rreth 33,000 fëmijë tejet të kequshqyer në rajonin Tigray të Etiopisë janë në rrezik të lartë të vdekjes, ka thënë Agjencia për Fëmijë e

Udhëheqësit demokratë të Senatit kërkuan që ish-Prokurorët e Përgjithshëm Bill Barr dhe Jeff Session, të cilët kanë shërbyer gjatë admini

Më shumë se 90 për qind e rasteve me koronavirus në Britaninë e Madhe janë të variantit, Delta, i identifikuar fillimisht në Indi.

Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar ditën e sotme një fabrikë të re përpunimi në Francë, ku do të prodhohet vaksina e Modernas për k