“El Chapo” i Azisë arrestohet në Amsterdam

24/01/2021 - 09:36

Policia në Hollandë ka arrestuar kreun e pretenduar të një prej bandave më të mëdha të drogës në botë me një urdhër të lëshuar nga Australia.

Tse Chi Lop, shtetas kanadez i lindur në Kinë thuhet të jetë kreu i organizatës që dominon një treg të paligjshëm të drogës prej 70 miliardë dollarësh në Azi.

I listuar si një nga të arratisurit më të kërkuar në botë, Z. Tse u arrestua në aeroportin e Amsterdamit Schiphol.

Pritet që pas arrestimit, Australia të kërkojë ekstradimin e tij për t’u përballur me gjyqin atje.

Policia Federale Australiane (AFP) beson se organizata, e njohur gjithashtu si Sindikata “Sam Gor” është përgjegjëse për deri në 70% të të gjitha drogërave ilegale që hyjnë në vend, raporton BBC.

56-vjeçari është krahasuar me zotin meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman.

Policia australiane thuhet se e kishte ndjekur Z. Tse për më shumë se një dekadë para se ai të arrestohej të premten ndërsa po bëhej gati të hipte në një avion për në Kanada.

Në një deklaratë, policia tha se urdhri i arrestit ishte lëshuar në 2019 nga Interpol.

Reuters publikoi një hetim të veçantë ndaj Z. Tse në 2019 duke e cilësuar atë si “njeriu më i kërkuar i Azisë”.

Agjencia e lajmeve referuar burimeve tha se të ardhurat e sindikatës që ai drejton vetëm nga shitjet e metamfetaminës kishte fituar deri në 17 miliardë dollarë në 2018.

Rreth 20 agjenci nga kontinentet anembanë globit u përfshinë në operacionin për arrestimin e Z. Tse.

Z. Tse thuhet se ka lëvizur midis Macau, Hong Kong dhe Tajvani vitet e fundit. Ai më parë kaloi nëntë vjet në burg pasi u arrestua për trafik droge në SH.B.A. në vitet 1990.

Media Australiane e përshkroi arrestimin e tij si “më të rëndësishmin” për policinë federale të vendit në dy dekada.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) po fillon një procedurë të përshpejtuar për të testuar vaksinën ruse të koronavirusit Sputnik V.

Rrethuar nga akuzat për ngacmime seksuale, guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo kërkoi falje të mërkurën, duke thënë se ai “mori një mës

Tashmë nën hetim për simpatitë ndaj ekstremit të djathtë, njësia elite komando e Gjermanisë, KSK i ka lejuar anëtarët t’i kthejnë armët e

Në vitin 2020 në të gjithë botën janë regjistruar 13 654 tërmete me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ose më shumë, më i forti prej të

Brazili regjistroi në 24 orët e fundit numrin më të lartë ditor të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Tetë persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me thikë në Suedi.

Pas rritjes së numrit të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19, qeveria italiane ka zgjatur deri më 6 prill gjendjen e emergjencës ko

347 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Itali.

Një sulm me raketë ka ndodhur këtë të  mërkurë në një bazë ushtarake irakiane në të cilën janë të vendosura trupat e koalicionit.

Twitter ka konfirmuar një vendim të prerë në luftën për të shmangur informacionet e rreme për tamponët, infeksionet dhe sidomos vaksinat,