Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar ditën e sotme një fabrikë të re përpunimi në Francë, ku do të prodhohet vaksina e Modernas për koronavirusin.

Fabrika në Mont do të drejtohet nga Recipharm dhe do ta prodhojë produktin e plotë sipas komitetit të EMA që po merret me produkte medicinale për përdorim njerëzor (CHMP).

Në fillim të këtij muaji, CHMP miratoi dy fabrika të reja në Shtetet e Bashkuara që do të prodhojnë substancën aktive dhe produktin e përfunduar për vaksinën e Moderna.

Pritet që këto hapa të lejojnë prodhimin shtesë të një deri në dy milionë vaksina të gatshme për përdorim për tregun e Bashkimit Evropian çdo muaj.