Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

EMA nis vlerësimin për vaksinën kineze

04/05/2021 - 13:37

Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA) ka njoftuar sot se ka filluar shqyrtimin e vaksinave COVID-19 të zhvilluara nga kompania farmaceutike Sinovac.

EMA thotë paraprakisht se vaksina kineze nxit prodhimin e antitrupave, por duhen studiuar në tërësi efektet për të dhënë dakordësinë që kjo vaksinë të bëhet nga shtete anëtare të BE-së.

“Këto studime tregojnë se vaksina nxit prodhimin e antitrupave që luftojnë Sars-Cov-2, virusin që shkakton COVID-19 dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen ndaj sëmundjes”, raporton EMA.

Agjencia Europiane e Barnave do të vlerësojë të dhënat, pasi ato të jenë të disponueshme, për të vendosur nëse benefitet i tejkalojnë rreziqet. Shqyrtimi lidhur me përshtatjen me standardet e Bashkimit Europian për efektshmërinë, sigurinë dhe cilësinë pritet të mos zgjasë shumë, ndërsa vendimi do të vijë menjëherë pas grumbullimit të provave të mjaftueshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Besimtarët palestinezë u përplasën me policinë izraelite të premten vonë në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa, një ndër vendet e shenjta më të

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor në një takim më 10 maj

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, diplomatë dhe këshilltarë të lartë u takuan të premten në Portugali për dy ditë bisedime në drejtpërdre

Një kishë antike e epokës romake në Turqinë juglindore është duke u restauruar për të mirëpritur edhe një herë vizitorët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë miratimin për përdorim urgjent të vaksinës kineze Sinopharm.

Në 24 orët e fundit në Itali janë raportuar 10.554 raste të reja me koronavirus nga 328,612 testime të kryera.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se Turqia do të prodhojë vaksinën e vet, e cila mund të jetë e disponueshme mes shtatorit d

Tensionet midis Britanisë dhe Francës në lidhje me të drejtat e peshkimit u ulën të enjten vonë pasi Britania tërhoqi dy luftanije nga uj

Edhe pse Gjermania filloi me vonesë fushatën e vaksinimit për shkak të mungesave fillestare të furnizimit me vaksina, së fundmi ministria

Një raketë kineze e cila po lëviz në mënyrë të pakontrolluar në hapësirë, thuhet se do të bjerë në tokë në orët e para të së dielës, ndër