Erdogan flet për herë të parë pas humbjes së Stambollit

25/06/2019 - 20:57

Në paraqitjen e tij të parë në publik pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet e përsëritura për Kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u zotua të martën se do të nxjerrë mësime dhe do të bëjë disa rregullime bazuar në “mesazhin e dhënë nga populli”.

Duke ju drejtuar ligjvënësve të partisë së tij në Parlament, Erdogan e uroi përsëri kandidatin e opozitës Ekrem Imamoglu, i cili fitoi 54.21% të votave në zgjedhjet e së dielës për Kryetarin e Bashkisë së Stambollit.

Rezultatet e zgjedhjeve të së dielës shënuan një humbje të rrallë elektorale për Erdogan dhe partinë me prirje islamike që udhëhiqte prej vitesh Bashkinë e Stambollit, qyteti më i rëndësishëm i Turqisë. Kjo ishte gjithashtu një goditje personale ndaj Erdogan, fuqizimi i të cilit në politikën turke filloi me zgjedhjen e tij si kryetar bashkie, 25 vjet më parë.

Duke folur për gazetarët, kryeministri turk tha se nuk do të përjashtonte një riorganizim të qeverisë pas disfatës të së dielës. Zgjedhjet e përsëritura të së dielës në Stamboll u mbajtën, pasi partia në pushtet e kundërshtoi rezultatin, për shkak të dyshimeve për parregullsi dhe komisioni zgjedhor anuloi rezultatet dhe mandatin e Imamoglu pas 18 ditësh.

Në votimet e së dielës, Ekrem Imamoglu fitoi me një diferencë prej 800 mijë votash, krahasuar me një diferencë prej 13,000 votash që pati në votimin e parë. Fitorja e tij elektrizoi partinë laike të opozitës, që ka kaluar pothuajse dy dekada në opozitë, që kur Rajep Tajip Erdogan forcoi pushtetin e tij. Opozita gjithashtu fitoi në komunën e kryeqytetit, Ankara, në zgjedhjet lokale të 31 marsit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zëvendësministri i Turizmit dhe Kulturës i Turqisë, Haluk Dursun ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se rregullat aktuale për shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian që duan të jetojnë dhe punojn

Të hënën udhëtarët vuajtën pasojat e stuhive në Gjermaninë qëndrore dhe jugore që shkaktuan pezullime të fluturimeve dhe vonesa të trenav

Policia e Sllovakisë ka arrestuar një grup prej 30 personash , të cilët ishin fshehur nën vagonët e një treni, në përpjekje për të hyrë n

Në Hong Kong dhjetëra mijëra protestues përfunduan javën e 11-të radhazi të demonstratave pro-demokracisë, përkundër paralajmërimeve të P

Njoftimet se organizata terroriste “Shteti Islamik” është në ditët e saj të fundit, nuk do të thotë fund i ideologjisë që ata përhapën pë

Princi Andrew, ish-duka i Yorkut rikthehet edhe njëherë në vëmendjen e publikut lidhur me akuzat se ka kryer marrëdhënie intime me një 15

Bashkimi Europian i kërkoi palëve të ndryshme që të zhvillojnë një dialog të gjerë dhe gjithëpërfshirës për të qetësuar situatën në Hong

Tetë persona kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë kanë shpëtuar pas shpërthimit të një zjarri në një hotel në Odesa, njoftoi shërbimi ukrainas