Erdogan kërcënon Perëndimin: Do hapim dyert nëse nuk na ndihmoni me emigrantët

05/09/2019 - 15:48

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar ndihmë më të madhe ndërkombëtare për t’u përballur me valën e migrantëve dhe ka kërcënuar me rihapje të rrugëve drejt Europës, nëse nuk financohet plani i tij për të krijuar “zona të sigurta” kufitare për refugjatë sirianë.

Turqia do të “detyrohet të hapë dyert” nëse nuk ofrohet më shumë ndihmë, ka thënë ai në një fjalim televiziv në Ankara. “Nëse nuk na ofroni mbështetje, më vjen keq, mirëpo ne nuk do ta bartim këtë peshë të vetëm”.

Aktualisht Turqia është shtëpia e më shumë se 3 milionë refugjatëve, për shkak të luftës tetëvjeçare në Sirinë fqinje, çka ka krijuar vështirësi në ekoniminë turke. Përveç sirianëve, Turqia ka strehuar edhe qindra mijëra irakianë dhe afganë, të cilët kanë ikur nga luftërat në vendet e tyre.

Më 2016, Ankaraja është pajtuar për të arritur marrëveshje me Bashkimin Europian, për të ndalur valën e migrantëve nga jugu dhe lindja, në këmbim të miliarda dollarëve. Që nga ajo kohë është zvogëluar numri i evropianëve që kanë synuar të nisen drejt BE-së, mirëpo së fundmi arritjet në gjirin e Mesdheut janë rritur sërish.

Në fjalimin e tij më 5 shtator, presidenti turk ka thënë se shteti i tij ka kërkuar 40 miliardë dollarë për të përballuar valën e migrantëve, dhe ka pretenduar se Evropa dhe Perëndimi kanë dështuar që të përmbushin zotimet e tyre.

Ai ka thënë se Turqia është duke kërkuar kthimin e 1 milion sirianëve në zonat e sigurta përgjatë kufirit turko-sirian, teksa presidenti sirian, Bashar al-Assad vazhdon të luftojë militanët kundër qeverisë në konfliktin tetëvjeçar. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tërmet i fuqishëm 7.1 sipas shkallës Rihter goditi Indonezinë, dhe Qendra e Paralajmërimit të Cunamit të Paqësorit lëshoi një alarm p

Ankaraja nuk do të heqë dorë nga sistemi mbrojtës raketor S-400 i Rusisë, edhe nëse e përvetëson sistemin Patriot të SHBA.

Italia do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme pasi qyteti i Venecias u përfshi nga nivelet e larta të ujit prej 1.87 metra, duke përmby

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Bosnje Hercegovinës që të mbyllë menjëherë kampin e emigrantëve në Vuçjak, dhe të zhvendosë në mjedis

Detaje tronditëse janë zbardhur nga aksidenti i rëndë rrugor, që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Sllovaki.

Një kamion është përplasur me një autobus të pasagjerëve, duke lënë të vdekur 12 persona në perëndim të Sllovakisë të mërkurën, duke shën

Moti i keq me shi dhe erëra të fuqishme goditën pjesën më të madhe të qyteteve bregdetare në Kroaci, nga pjesa jugore e Adriatikut, ku uj

Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi rekord kokaine prej 1176 kg, të fshehur në një kontejner me banane dhe që vinte nga Amerik

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) bëri thirrje për krijimin e strategjive kombëtare dhe planeve të veprimit për të

Për xhihadistët dhe familjarët e tyre që shkuan nga Evropa në Siri për t’ju bashkuar ISIS-t dhe që tashmë mbahen në kampet e administruar