Erdogan: Marrëveshja Kosovë-Serbi, e rëndësishme për stabilitetin afatgjatë në Ballkan

07/10/2019 - 16:29

Sipas presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan arritja e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë ka rëndësi kyçe për stabilitetin dhe paqen afatgjate në Ballkan.

“Në çështjen e Kosovës, arritja e një marrëveshjeje të kënaqshme për të gjitha palët ka rëndësi jetike për stabilitetin dhe paqen afatgjate në rajonin e Ballkanit, pjesë e të cilit është edhe Turqia”, ka thënë Erdoğan në një intervistë për gazetën serbe “Politika” para vizitës së tij zyrtare në Serbi.

“Për këtë arsye, ne mbështesin vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe arritjen e një marrëveshjeje permanente dhe gjithëpërfshirëse që bazohet në pajtimin dhe vullnetin e lirë të palëve. Ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë për zgjidhjen e çështjes. Marrëveshja që do të arrihet midis dy vendeve do të pranohet edhe nga ana jonë”, ka shtuar presidenti i Turqisë, raporton AA.

Presidenti turk ka thënë po ashtu se të gjithë popujt e Ballkanit pa dallim, shqiptarët, boshnjakët, serbët dhe kroatët, i shohin si miq me të cilët, siç është shprehur, kanë jetuar së bashku me shekuj dhe me të cilët do të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen në çdo fushë. Erdoğan sot mbërriti në Beograd për vizitë zyrtare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 20 viktima nga koronavirusi (dj

Kryeministri i Francës, Jean Castez, tha se nga java e ardhshme, vënia e maskave në ambiente të mbyllura do të jetë e detyrueshme, si mas

Në kohën kur ekonomia e pjesës tjetër të botës mori një goditje të fortë nga koronavirusi i nisur prej saj, Kina vetë ka shënuar 3,2% rri

Guvenatori i Oklahomas, Kevin Stitt ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Bota nuk është ende e papërgatitur për numrin e ulët të fëmijëve që pritet të lindin dhe kjo gjë do të ketë një impakt të jazhtëzakonshëm

Komisioni Europian ka njoftuar një seri masash që duhen ndërmarrë për t’u përgatitur për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit.

Gjykata Supreme në SHBA ka marrë vendim për ekzekutimin e parë me vdekje të një personi në nivel federal pas plot 17 vitesh.

Belgjika nuk ka regjistruar raste të vdekjeve nga koronavirusi i ri gjatë 24 orëve të fundit, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë

Në Itali, përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 114 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 30 në Lombardi. Prej fillimit të pa