Erdogan nuk i ndahet Gulenit

13/12/2018 - 18:48

Turqia do të ndërmarrë nisma të reja për të shënjestruar financimin e mbështetësve të klerikut Fethullah Gulen jashtë kufijve të vendit. Deklaratën e bëri presidenti Recep Tayyip Erdogan, gjatë një fjalimi të mbajtur në Ankara.

Turqia nuk tërhiqet nga ideja se ndjekësit e Gulenit qëndrojnë pas tentativës së dështuar për grusht shteti korrikun e vitit 2016, kur grupe ushtarësh morën tanke e helikopterë, e mësynë ndërtesën e Parlamentit.

Vetë kleriku ka mohuar gjithmonë të ketë pasur gisht në përpjekjen për rrëzimin e Erdoganit, e madje e ka dënuar atë.

Në muajin nëntor, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu iu dorëzoi zyrtarëve amerikanë një listë me emrat e 84 pjesëtarëve të lëvizjes së Fethullah Gulenit, përfshirë edhe atë vet, të cilët Ankaraja kërkon që të ekstradohen.

Kryediplomati turk, megjithatë, nuk mori asnjë garanci atëherë nga homologu amerikan Mike Pompeo, e as nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, se kërkesa do t’i plotësohej.

Fati i Gulenit vazhdon të mbetet burim tensionesh mes dy vendeve, ndonëse marrëdhëniet amerikano-turke u zbutën disi, pasi Ankaraja liroi në muajin tetor pastorin Andrew Brunson.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka shkuar në të paktën 15 persona numri i viktimave të sulmit terrorist në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.

Ekonomia amerikane po merr një goditje më të madhe se sa pritej nga mbyllja e pjesshme e qeverisë, tha Shtëpia e Bardhë të martën, pasi d

Një tërmet i fuqishëm 6.6 ballë goditi ishujt Vanuatu në Oqeanin Paqësor. Tërmeti ra në një thellësi prej 10 kilometra nën tokë.

Parlamenti britanik ka rrëzuar me 432 vota kundër marrëveshjen e Theresa May me BE për Brexit.

Kina ka kundërshtuar akuzat nga Kanadaja se në mënyrë arbitrare është duke dënuar me vdekje kanadezin, Robert Lloyd Schellenberg, i cili

Deri në fund luftoi Theresa May për marrëveshjen e negociuar me Bashkimin Europian për daljen nga BE.

Një lëkundje sizmike e shkallës 4.6 ballë ka goditur Italinë Veri-Lindore.

Kryeministrja britanike, Theresa May pohoi sot se data e Brexit e planifikuar për më 29 mars nuk duhet të shtyhet.

15 persona humbën jetën nga rënia e një avioni mallrash në Iran.