Pas kapjes së motrës së liderit të ISIS Al Bagdadi, Ankaraja i ka bërë një ofertë SHBA-ve, të këmbejnë motrën e liderit të ISIS me Fethullah Gulen, i cili konsiderohet nga Erdogan, organizatori i grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, në vitin 2016.

Presidenti turk tha se "Fethullah Gulen është po aq i rëndësishëm për Turqinë sa udhëheqësi i Isis, Abu Bakr al Bagdadi, ishte për Shtetet e Bashkuara".

Gruaja 65-vjeçare, e njohur me emrin Rasmiya Awad, për autoritetet turke është  "një minierë ari për inteligjencën" për shkak të informacioneve të shumta që ajo ka për ISIS.

Dhe duke hequr vija paralele midis predikuesit, sot armiku numër një i Ankarasë, dhe themeluesit të Kalifatit që kreu vetëvrasje në sulmin e fundit amerikan në veri të Sirisë, presidenti turk i kërkon Uashingtonit diçka që Donald Trump nuk mund ta shmangë.