Erdogan pranon ‘dhuratën’ 400 milionë dollarëshe

18/09/2018 - 10:28

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pranoi një avion luksoz prej 400 milionë dollarësh nga emiri i Katarit javën e shkuar, duke shkaktuar një valë kritikash nga kundërshtarët politikë.

Në përgjigje të akuzave, Erdogan tha se avioni Boeing 747-8 ishte një “dhuratë” nga emiri Tamim Bin Hamad Bin Al Thani, duke hedhur poshtë pretendimet se avioni ishte blerë. Udhëheqësi turk u tha gazetarëve se Ankaraja kishte qenë e interesuar për ta blerë avionin, por emiri këmbënguli ta ofronte atë si dhuratë.

Erdogan pohoi gjithashtu se avioni i përkiste popullit të Turqisë dhe jo atij personalisht, duke shtuar se ai do ta përdorte avionin për udhëtimet e tij. Sipas njoftimeve, avioni ka disa salla konferencash madje edhe një spital funksional.

Aeroplani i madh është projektuar për të transportuar 76 pasagjerë.

Presidenti turk e bëri të ditur çmimin prej 400 milionë dollarësh të avionit pasi u përball me pyetje lidhur me koston dhe kur një anëtar i partisë opozitare kërkoi hetim zyrtar për çështjen. Erdogan është vënë para kritikash në të kaluarën për shpenzime të tilla si një pallat presidencial dhe një flotë automjetesh luksoze. Turqia po përballet me inflacionin dy shifror dhe vështirësi valutore.

Doha ka kërkuar lidhje më të ngushta me Ankaranë, pasi marrëdhëniet midis Katarit dhe fqinjëve të tij në Gjirin e Arabisë janë përkeqësuar lidhur me mbështetjen e supozuar të këtij vendi për ekstremistët myslimanë. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti prenë marrëdhëniet diplomatike, tregtare dhe të transportit me Katarin vitin e kaluar, duke thënë se ai mbështet terrorizmin. Katari i ka mohuar akuzat. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Humbja e një fëmije është e tmerrshme. Humbja e 7 fëmijëve? E paimagjinueshme.

Dy eksponentë të klanit Cursoti Milanesi, të akuzuar si përgjegjës për një shantazh në dëm të një farmacie, janë arrestuar në Katania.

Vladimir Putin ka thënë se Rusia do të zhvillojë armë të reja, që do t’i drejtojë nga qendrat perëndimore të vendimmarrjes, nëse Perëndim

Presidenti Trump është një "siklet për vendin", një "gënjeshtar patologjik", një "racist".

Një 9-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ka konsumuar një akullorë në hotelin Costa del Sol, sepse ishte alergjike ndaj qumështit dhe arrave.

Bernie Sanders do të kandidojë sërish për president të Shteteve të Bashkuara në vitin 2020, duke bërë kështu një përpjekje të dytë për të

Pas insinuatave të rënda të së fejuarës, që u shfaqën e më pas u zhdukën në rrjetet sociale, tani është kushëriri i Emiliano Sala që hedh

Presidenti Donald Trump është paditur në gjykatë nga 16 shtete federale në Shtetet e Bashkuara, lidhur me shpalljen e emergjencës kombëta

Ka kohë që kërcënimi qëndron në ajër: Presidenti Donald Trump mund të vendosë dogana ndëshkuese për importet e automjeteve nga BE.

Parlamenti i Turqisë pritet të zgjedhë kryetarin e ri më 24 shkurt pas njoftimit të kryetarit aktual për largimin e tij nga detyra për të