Erdogan: Vendimi për Ajasofjan, për të drejtat dhe dëshirat e kombit

12/07/2020 - 10:45

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha dje se vendimi i vendit të tij për statusin e Ajasofjas ka të bëjë me të drejtat dhe dëshirat e kombit turk.

“Ne nuk e miratuam këtë vendim duke shikuar se kush, çfarë tha, por duke shikuar se cilat janë të drejtat tona dhe çfarë dëshiron kombi ynë”, tha Erdogan në video-fjalimin e tij me rastin e hapjes së urës më të lartë të vendit, Urës Beğendik, në provincën juglindore Siirt.

Erdoğan tha se njerëzit që nuk kanë bërë asgjë “për të parandaluar armiqësinë ndaj Islamit në vendet e tyre” po sulmojnë “vullnetin e Turqisë për të ushtruar të drejtat sovrane”.

Ai gjithashtu përshëndeti suksesin e Turqisë kundër organizatave terroriste dhe “elementeve tjera zullumqare”. Erdogan tha se vendi ka hyrë në një fazë në të cilën nuk përballet më me marionetat, por me ata që qëndrojnë pas marionetave, duke shtuar se nuk do të funksionojnë as organizatat terroriste, as agjendat joproduktive apo kurthet e tjera.

“Ne jo vetëm që kemi mposhtur organizatat terroriste që përpiqen të rrethojnë kufijtë tanë, por gjithashtu kemi krijuar një linjë shumë të thellë të sigurisë në tokë dhe në det”, shtoi Erdoğan, shkruan Anadolu Agency.

Ura Beğendik ka një gjatësi prej 450 metrash dhe është e lartë 165 metra lidh rajonet Van-Tatvan-Bitlis dhe Siirt-Mardin-Batman të Turqisë.

Ura do të zvogëlojë kohën e udhëtimit nga Vani në qarkun Pervari në Siirt nga pesë orë në dy orë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej më shumë se 100 ditësh ky vend nuk po shënon asnjë transmetim komunitar të Covid 19.

Pasditen e kësaj të hëne, Kryeministri i Libanit, Hassan Diab njoftoi dorëheqjen e qeverisë së tij pasi një shpërthim i fuqishëm i portit

Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 259 raste të reja me koronavirus, një rënie në raport më të dielën që u regjistruan 463 ra

Qeveria e Libanit pritet të japë dorëheqjen pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pasditen e 4 gushtit dhe pas protestave masive që qytet

Minsku dhe qytete të tjera të Bjellorusisë u përfshinë nga dhuna e ashpër dhe protestat anti-qeveritare natën e të dielës pas mbylljes së

Libani duhet të kryejë reforma urgjente fiskale në mënyrë që të mund të futet në fondet e ndihmës, deklaroi Fondi Monetar Ndërkombëtar pa

Një maskë mbrojtëse duhet mbajtur tani në shumë pjesë të Parisit, duke filluar nga e hëna, pasi autoritetet vendosën të marrin masa të re

Një biznesmen i fuqishëm është vënë në pranga nga autoritetet në Hong Kong, pasi akuzohet për marrëveshje të fshehtë me forca të huaja.

Rikthimi i fëmijëve në shkollë për qeverinë britanike është përparësi kombëtare.

Agjencia ndërkombëtare hapësinore, NASA ka përdorur të dhënat satelitore për të hartuar shkatërrimin e shkaktuar nga shpërthimi vdekjepru