Erdogani hedh në kosh letrën e Trump

17/10/2019 - 14:47

Presidenti turk menjëherë pasi e ka lexuar letrën e Trump e ka hedhur atë në koshin për mbeturina, njoftoi BBC. Kështu kanë konfirmuar nga kabineti i Erdoganit. Ndërkohë që operacioni turk në Siri vazhdon edhe sot.

Në letër presidenti amerikan Trump i kërkon homologut turk Erdogan të bëjë marrëveshje me kurdët e Sirisë, ose historia do ta ndëshkonte si “djall” dhe SHBA-ja do ta shkatërronte ekonominë e Turqisë.

“S’do të duash të jesh përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve. Dhe unë s’dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke. Dhe kam për ta bërë”, kërcënon Trump në letrën e shkruar më 9 tetor, të publikuar nga Fox News.

Trump i bën thirrje Erdoganit të bëjë marrëveshje paqeje me Forcat Demokratike Siriane, duke theksuar se gjenerali kurd, Mazllum Kobani, do të ishte i gatshëm të bënte lëshime që nuk do t’i kishin bërë kurrë më parë.

“Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla”, i shkruan Trump presidentit turk. “Jam munduar shumë që t’i zgjidh disa probleme tuajat. Mos e zhgënje gjithë botën. Mund të arrish një marrëveshje shumë të mirë.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për të dytën ditë radhazi, autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë raportuar vetëm një viktimë nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 70 viktima e 593 raste pozitive më shumë me Covid-19. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arri

Nga sot Anglia dhe Skocia do të nisin zbatimin e sistemit të gjurmimit të kontaktit nëpërmjet telefonit.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka kërcënuar me sanksione të BE-së ndaj "atyre që janë përgjegjës", duke përfshirë një shtetas rus, për

Fondacioni i miliarderit Bill Gates premtoi se do të përqendrohet me të gjitha burimet e tij në luftimin e koronavirusit, sipas Financial

Qipro do të mbulojë shpenzimet për cilindo turist që rezulton pozitiv me koronavirus gjatë pushimeve në vend.

Numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhon të rritet, por me ritme më të ngadalta.

Qeveria federale e Gjermanisë po monitoron situatën e pandemisë nga afër, por përgjegjësia praktike qëndron gjithnjë e më shumë në 16 sht

Rikthehet ankthi në Itali pas disa ditësh shifrash në ulje nga pandemia e koronavirusit.