A është e dënueshme shpërndarja e videove të një atentati terrorist?

20/03/2019 - 08:36

Një neozelandez 18 vjeçar e shpërndau në Facebook transmetimin live të atentatit – dhe prandaj ndodhet para gjyqit. A do ta priste atë edhe në Gjermani ndjekja penale?

Në Gjermani është e dënueshme penalisht që të shpërndash në internet video, të cilat tregojnë dhunë mizore ose çnjerëzore. Kjo është e rregulluar në paragrafin 131 të Kodit Penal. Por kjo nuk do të thotë se ndalohet çdo paraqitje dhune. Në video duhet të dalë në pah “një tendencë përçmuese ose shpërfillëse”.

Kjo ndodh për shembull kur tregohet se si dikush vret, sepse i jep kënaqësi një njeriu tjetër ose i shkakton atij vuajtje të veçanta. Dhuna në këtë akt duhet të apologjizohet. Nuk është e dënueshme, kur tregohen vetëm pasoja e një akti dhune – për shembull video kufomash në vendin e krimit. Megjithatë në një rast të tillë mund të shkelen të drejtat personale.

A dënohet shpërndarja e videove edhe nga paragrafë të tjerë?

Më tej është e ndaluar që të shpërndash fotografi të personave në situata të çoroditura. Në fakt paragrafi 201a i Kodit Penal gjerman drejtohet kundër atyre që e bëjnë këtë me celularë inteligjentë (smartphone). Por sipas mendimit të ekspertëve ligjorë, ai mund të zbatohet edhe kur dikush transmeton drejtpërdrejt një atentat terrorist.

A është e dënueshme edhe kur e shpërndan një video të tillë më vonë?

Po, nuk ka rëndësi nëse videoja transmetohet (stream) vetë drejtpërdrejt, nëse e ndan një stream të tillë apo e shpërndan videon e regjistruar më vonë, pra me distancë kohore. Pra shpërndarja e videos së atentatit të Christchurch sipas ligjeve gjermane do të ishte e dënueshme

Po gazetarët që e shpërndajnë videon, a bëjnë akt të dënueshëm?

Shprehimisht i lejuar është raportimi për procese aktuale të kohës ose të historisë. Kur gazetarët i referohen këtyre kur e publikojnë një video të dhunshme, atëherë publikimi duhet t’i shërbejë vërtet raportimit. Raporti nuk lejohet të përdoret si pretekst. Për gazetarët vlen veç kësaj Kodi i Shtypit. Këtu përmbahen direktive të Këshillit të Shtypit, me të cilat synohet të ndalohet për shembull gazetaria për sensacion,

Cilat dënime parashikohen?

Sipas paragrafit 131 të Kodit Penal gjerman kërcënon një dënim me burgim prej një viti ose një gjobë. Një dënim më i gjatë – deri në tre vjet burg – kërcënon kur bëhet e qartë se i miraton aktet, pra i mbështet. Kjo mund të rezultojë për shembull nga përshkrimi i videos në një kanal në youtube ose nga tekste shoqëruese të shkruara vetë në Facebook./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mohamed Morsi, ish-presidenti i Egjiptit, ka vdekur pasi është paraqitur në gjykatë.

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi autobusi me të cilin udhëtonin u rrëzua në qytetin Z

Këto ditë është mbajtur mesha e parë në Notre Dame që nga shkatërrimi i saj në muajin prill nga zjarri masiv.

Para raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të bashkisë së Stambollit, kandidati i AKP-së, Binali Yildirim në sondazhe qëndron pas kan

Një tërmet i magnitudës 7.4 goditi disa ishuj në Zelandën e Re sot dhe ekspertët thanë se kjo mund të shkaktojë ndryshime të vogla të niv

Në një përpjekje për të parandaluar ligjvënësit që të marrin pjesë në debat, dhjetëra mijëra aktivistë  bllokuan rrugët kryesore rreth se

Pas 8 muajsh kanë përfunduar hetimet për vrasjen e studentes Eleni Topaloudi, ngjarje e ndodhur në ishullin Rodos të Greqisë më 28 Nëntor

Turqia thotë se do t’i kundërpërgjigjet të gjitha sanksioneve të mundshme amerikane për shkak të blerjes nga Rusia të raketave mbrojtëse

Ligjvënësit konservatorë të Britanisë mbajtën të enjten të parin në një seri votimesh për të caktuar se kush do ta pasojë zonjën Theresa